Lautaro Martinez, kapiteni argjentinas i Interit, ka konfirmuar se agjenti i tij po punon për të rinovuar kontratën me klubin zikaltër.
“El Toro” foli për “Canale 5” mbrëmjen e së martës pas fitores 1-0 ndaj Benfica në Champions League.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse ne luftuam për të luajtur siç dimë kundër Real Sociedad. Duhej të ndryshonim sot kundër një kudnërshtari që e kishim përballur tashmë sezonin e kaluër. Jemi të lumtur me fitoren.
Rinovimi? Po, shpresoj që po. Agjenti im po punon me klubin. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu. Unë po jap më të mirën time dhe nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar destinacion”, ka përfunduar ylli argjentinas i Interit./h.ll/abcnews.al