“Duhet më shumë kontroll në kufi”, Balla: Shqipëria, i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka marrëveshje me FRONTEX

schedule10:17 - 4 Tetor, 2023

schedule 10:17 - 4 Tetor, 2023

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Evropiane mbi nivelin e zbatimit të Marrëveshjes  për lirinë e lëvizjes me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor, ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se është duke u parë lista e shteteve, për të cilët duhet bërë kufizim i lëvizjes, pas shqetësimeve të BE në lidhje me fluksin emigrator.

Më pas Balla tha se duhet të jemi krenar, pasi Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka një marrëveshje me FRONTEX dhe këta të fundit kanë vlerësuar maksimalisht punën e policisë shqiptare në kufi.

Në fund Balla shtoi se duhet shtuar kontrolli përgjatë brezit kufitar.

“Jemi duke parë listën, për të adresuar disa prej shqetësimeve që vijnë nga BE, në kuadër të kufizimit të lëvizjes së lirë nga vende që mund të ketë fluks emigrator.

Dua të garantoj Komisionin, se Ministria e Brendshme e ka marrë të gjithë rekomandimet.

Ajo që duhet të na bëjë krenar është se Shqipëria është i vetmi vend nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka një marrëveshje me FRONTEX.

Këta të fundit vlerësojnë me notat më të larta, punën e policisë kufitare shqiptare.

Na duhet të kemi sa më shumë kontroll përgjatë brezit tonë kufitar, sepse një pjesë e korridoreve kalojnë edhe nga Shqipëria” u shpreh Balla./abcnews.al