India goditet nga përmbytjet, raportohet për 23 ushtarë të zhdukur

schedule09:23 - 4 Tetor, 2023

schedule 09:23 - 4 Tetor, 2023

Njëzet e tre anëtarë të Ushtrisë Indiane janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga një stuhi e fortë në shtetin verilindor të Sikkim në verilindje të Indisë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Shirat prekën luginën rreth 150 kilometra në veri të Gangtok, i cili ndodhet jo shumë larg kufirit me Kinën.

“Disa objekte ushtarake në luginë janë prekur nga përmbytjet dhe po bëhen përpjekje për të përcaktuar bilancin e kësaj fatkeqësie”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Indisë në qytetin Guwahati.

/abcbnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!