Ish-“ylli” i mesfushës së Juventus “favorizon” rivalët: Inter pretendent kryesor për të fituar Serie A

schedule17:16 - 2 Tetor, 2023

schedule 17:16 - 2 Tetor, 2023

Në kohën e tij te “bardhezinjtë” e Juventus ishte padyshim një nga më të mirët e skuadrës. Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic, i cili aktualisht luan te skuadra e Sharjah në kampionatin e Emirateve të Bashkuara.

Ditët e fundit, Pjanic ka dhënë një intervistë për mediat italiane, nga ku fillimisht thekson mungesën e kreativitet në mesfushën “bardhezi” dhe më pas flet për favoritët për të fituar Serie A, këtë vit, teksa nuk ka suprizuar pak me zgjedhjen e tij.

“Kishte më pak kritika për Inter-in, i cili nuk fitoi për dy vite radhazi, pavarësisht se ishte ekipi më i fortë. Edhe tani “zikaltërit” janë favoritët për mendimin tim.

Tek Juventus mungon pjekuria në mesfushë, i vetmi që e ka është Rabiot, por mungon gjithashtu dhe kreativiteti dhe aftësia për të menaxhuar lojën. Në kohën time ishin Kedira, Matuidi, tani ka të rinj që duhet të rriten. Juventusi është me fat që ka një trajner si Allegri, i cili është shumë i mirë në menaxhimin e grupit”,- u shpreh boshnjaku. /i.m /abcnews.al