“Një fitore e Ukrainës kundër Rusisë varet nga bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.” Kështu iu shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ministrave të Jashtëm të BE-së të mbledhur në Kiev.
Kievi shpreson të përmbushë një sërë kriteresh të BE-së për t’u bashkuar me bllokun dhe është mbështetur shumë në ndihmën ushtarake perëndimore që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar, shkruan Sky News.
“Jam i sigurt se Ukraina dhe e gjithë bota e lirë janë në gjendje të fitojnë këtë konfrontim. Por fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë me ju,” u tha Zelenskyy ministrave.
“Është shumë e rëndësishme për ne të gjithë të bëjmë hapa përpara në çdo fushë, pa u ndalur në asgjë, duke shtuar aktivitet në Evropë, duke shtuar lidershipin në Evropë”, shtoi Zelensky./abcnews.al