Tetori, muaji “përvëlues” në Spanjë

schedule09:44 - 2 Tetor, 2023

schedule 09:44 - 2 Tetor, 2023

Spanja hyri në muajin tetor me temperaturë rekord që arriti deri në 38 gradë Celsius.  Instituti Meteorologjik i Spanjës (AEMET) njoftoi se temperatura rekord u regjistruan në gjithë vendin në ditën e parë të tetorit.

Duke deklaruar se temperatura më e lartë e ajrit për muajin tetor deri më tani ishte 37,5 gradë në rrethin Marbella të qytetit Malaga më 22 tetor 2014, AEMET njoftoi se ky rekord u thye në qytetin Badajoz në jugperëndim të vendit, ku termometrat dje treguan 38 gradë.

Temperaturat e ajrit, të cilat ishin 5-10 gradë mbi normalen, arritën në 37,4 gradë në rrethin Carmona në Sevilla, qytetet në rajonin e Andaluzisë, dhe 37,2 në rrethin Andujar në Jaen.

Po ashtu, në rajonet veriore të vendit, temperatura e ajrit është regjistruar shumë mbi normalen, duke kaluar në shumë vende 30 gradë. Rekordet e temperaturës për muajin tetor janë thyer në gjithsej 92 pika në gjithë vendin.

“Këto janë temperatura shumë të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Ka të ngjarë të shohim shumë rekorde të thyera gjatë tetorit, kur mund të regjistrohen temperatura jashtëzakonisht të larta”, ka thënë zëdhënësi i AEMET-it, Ruben del Campo.

AEMET dhe disa ekspertë kanë parashikuar më herët se Spanja do të ketë stinën më të nxehtë të vjeshtës që nga viti 1950.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!