Ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, procedohen pronarët e dy subjekteve drusore në Elbasan

schedule14:07 - 30 Shtator, 2023

schedule 14:07 - 30 Shtator, 2023

Policia ka proceduar penalisht pronarët e dy subjekteve ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore pasi e ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Të proceduar janë një 43 vjeçar dhe një 73 vjeçar, të dy banues në Elbasan, pasi ka rezultuar se nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin.

Gjithashtu drutë që përdornin dy bizneset në lagjen “5 Maj” dhe në fshatin Labinot fushë në Elbasan, i siguronin në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, u gjetën edhe sasi drush pa dokumentacionin përkatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!