Një burrë vdiq dhe një tjetër u plagos në Australi pasi një balenë goditi varkën e tyre teksa po peshkonin. Për pasojë, varka u anua dhe u përmbys. Dy burrat u hodhën kur anija u godit nga balena mëngjesin e së shtunës në ujërat pranë La Perouse, rreth 14 kilometra në juglindje të Sidneit.
Disa njerëz në një varkë tjetër ngritën alarmin kur panë që nuk kishte persona në të. Kapiteni 53-vjeçar u nxor nga uji aty pranë dhe u dërgua në spital, ku sipas autoriteteve ishte në gjendje të qëndrueshme. Burri tjetër, 61 vjeç, ishte pa ndjenja dhe vdiq në vendngjarje./abcnews.al