VIDEO/ Nuk ndalet Ronaldo, Al-Nassr triumfon dhe transfertën e Al-Taee

schedule19:36 - 29 Shtator, 2023

schedule 19:36 - 29 Shtator, 2023

Al Taee-Al Nassr ishte përballja e javës së tetë të Saudi Pro League, me skuadrën e Cristiano Ronaldos që fitoi me rezultatin 1-2, me “yllin” portugez që edhe në këtë përballje u kthye në protagonistin absolut.

Skuadra e Al-Nassr zhbllokoi sfidën në minutën e 32’ me Talisca, që pas asistit të dhuruar nga Ronaldo gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 79’ vendasit barazuan me Misidjan, megjithatë në minutën e 87’ Ronaldo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi tri pikët ekipit të tij.

Pas këtij rezultati, Al Taee renditet në vend të 12-të me 7 pikë, në 8 sfidat e para, ndërsa skuadra e Al-Nassr ngjitet në vend të tretë me 18 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: