Vetëm 5 muaj në krye të detyrës, Flamengo shkarkon ish-trajnerin e Argjentinës dhe kërkon ishin e Brazilit

schedule10:49 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:49 - 29 Shtator, 2023

Flamengo ka njoftuar shkarkimin e trajnerit argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili mbërriti në Rio de Zhaneiro vetëm pesë muaj më parë.

Largimi është pasojë e humbjes në finale e Kupës së Brazilit ndaj Sao Paolo.

“Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të menaxhojnë më skuadrën kuqezi. Paç fat në pjesën tjetër të karrierës”, shkruante klubi brazilian.

Kontrata e ish-trajnerit të kombëtares argjentinase me Flamengon skadon në fund të vitit 2024 dhe, sipas burimeve vendase, klubi brazilian duhet t’i paguajë atij 1.8 milionë euro dëmshpërblim. Sipas të njëjtave burime, Flamengo po tenton të nënshkruajë kontratë me Tite, ish-trajnerin e kombëtares së Brazilit./h.ll/abcnews.al