​Kurti: Serbia të sanksionohet e ndëshkohet, ndryshe do të përsërisë krimin

schedule14:22 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:22 - 28 Shtator, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të sanksionojnë dhe të dënojnë Serbinë për agresion ndaj Kosovës më 24 shtator. Ai tha para deputetëve të Kosovës tha se nëse Serbia nuk ndëshkohet mund të përsërisë krimin.

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar ajo atëherë do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë të dielën janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, tha Kurti.

Ai tha gjithashtu se grupet kriminale dhe terroriste në Banjskë të Zveçanit e panë se nuk kanë asnjë shanse me Policinë e Kosovës. Ai kërkoi nga shtetet partnere të Kosovës t’i shpallin terroriste organizatat që veprojnë në veri “Mbrojta Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Me tu zbardhur drita upa se çfarëdo grupesh kriminale dhe terroriste nuk kanë asnjë shanse me Policinë e Kosovës. Ata u vranë u arrestuan ose po ndiqen sepse janë në ikje. Të dielën në Banjskë të Zvecanit kishte sulm terrorist dhe kriminal i cili cenoi integritetin territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë tonë kombëtare. Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Kosovës.

Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate ashtu siç bëri qeveria e Kosovës”, theksoi Kurti./kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!