Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, shënoi golin e parë me fanellën e Hellas Verona në Serie A. 19-vjeçari vendosi një rekord fantastik me këtë gol të shnëuar. Kumbulla u bë mbrojtësi i parë në 5 kampionatet kryesore të Europës që gjen rrjetën, si dhe mbrojtësi i parë që ka lindur në vitin 2000 që realizon gol. Dy rekorde fantastike.
Kumbulla në pushimin mes pjesëve, tha për mediat italiane: “Jam i lumtur për golin e parë në Serinë A, tani duhet të luftojmë shumë për të mbrojtur avantazhin. Quagliarella sulmues i madh, por nuk e kam mendjen shumë aty, duhet ta mbuloj dhe kaq”.
Sfida u mbyll me fitoren 2-0 të Hellas Veronës, që mori tri pikë shumë të rëndësishme. Kumbulla dhe Rrahmani luajtën titullarë në qendër të mbrojtjes, duke e mbajtur rrjetën e paprekur./abcnews.al