Iran, rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm

schedule15:51 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:51 - 27 Shtator, 2023

IRAN- Kreu i Qendrës së Kërkimeve Strategjike të Popullsisë në Iran, Salih Qasemi tha se numri i familjeve në të gjithë vendin është rreth 25 milionë ndërsa rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm.

Duke folur për faqen e lajmeve “Hamshahrionline”, Qasemi ka dhënë informacione për numrin e familjeve dhe atyre që jetojnë vetëm në Iran, i cili ka një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh.

Eksperti i shkencave sociale, Qasimi tha se: “Numri i familjeve në Iran është rreth 25 milionë ndërsa rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm”. Ai theksoi se edhe pse disa të rinj janë kthyer në familje për shkak të problemeve ekonomike vitet e fundit, nuk ka patur ulje të numrit në fjalë.

“Familja” u referohet komuniteteve që jetojnë në të njëjtën adresë, pavarësisht nëse kanë lidhje farefisnore apo jo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!