Një burrë, i cili u dënua me burg për rrëmbim, plaçkitje dhe përdhunim është shpallur i pafajshëm pas 28 vitesh burg.
Testi i ADN-së ka luajtur rol kyç në lirimin e Gerard Cabanillas. Çështja e tij është rishqyrtuar nga Njësia e Integritetit të Dënimeve dhe një gjykatës javën e kaluar rrëzoi vendimin, duke shpallur të pafajshëm Cabanillas dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.
Në procesin gjyqësor thuhej se Cabanillas në vitin 1995 kishte sulmuar një çift që po qëndronte brenda një makine të parkuar në qytetin South Gate. Ai u dënua më 1996 dhe kaloi 28 vite në burg.
Ai u dënua se kishte marrë gruan që ishte në makinë dhe e kishte çuar në një shtëpi të braktisur ku e kishte përdhunuar.
Testi i ADN-së tregoi se sulmi ishte kryer nga dy persona të tjerë.
Ata shtuan se asnjë i dyshuar tjetër nuk u arrestua kurrë, edhe pse një burrë më vonë pranoi një nga krimet. Autoritetet konfirmuan se një çift tjetër në një makinë në të njëjtën zonë u plaçkit dy ditë më vonë.
/abcnews.al