Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Edi Furra në një intervistë për emisionin “ABC e mëngjesit” rrëfeu detaje nga jeta profesionale dhe personale. Duke u ndalur tek kjo e fundit, këngëtari tregoi për humbjen e nënës së tij pak kohë më parë, me të cilën tregoi se ka qenë shumë i lidhur.
“E përjetova keq vdekjen e nënës sepse isha i lidhur me të. Babai më ka vdekur kur isha 2 vjeç e gjysmë. Ndarja me nënën ishte pak e shpejtë, në kohën kur nuk e prisnim, shkoi për tre ditë e sëmurë.”, u shpreh këngëtari ndërsa tregoi se kur u prek nga covid-i humbi shumë kilogramë.
“Në tre javë covidi më ka humbur 28 kilogramë. Jetoja vetëm me ujë, merrja me ngrënë por asgjë. Kisha lodhje të madhe. Bëra analizat për diabet dhe rezultoi se kisha covid.”, tregoi ai duke shtuar më tej se mori sërish kilogramë të tepërt pas humbjes së nënës së tij./abcnews.al