Juventus ka zhvilluar një paraqitje fantastike mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Allianz Stadium” të Torinos ka arritur të “thyejë” Lecce-n e Ylber Ramadanit, duke i dhënë fund ecurisë pozitive së këtyre të fundit.
Fitorja erdhi vetëm me 1 gol, gol i cili erdhi në minutën e 57’ nga këmbët e “bomberit” polak, Arkadiusz Milik, me këtë të fundit që çon topin në rrjetë, pas një rrëmuje në zonën e skuadrës së Lecce.
Me këtë fitore, “bardhezinjtë” e Juventus shkojnë në kuotën e 13 pikë, pas 6 ndeshjeve të para të Serie A, duke u renditur kështu në vendin e 2-të, ndërsa skuadra e Ramadanit mbetet në vendin e 4-t me 11 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: