Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rumania dënon sulmin rus në zonën kufitare

schedule17:09 - 26 Shtator, 2023

schedule 17:09 - 26 Shtator, 2023

Një sulm me dron rus në zonën kufitare të Ukrainës me Rumaninë ka shkaktuar mbylljen e kalimit Orlivka-Isaccea.

Duke iu përgjigjur sulmit, një deklaratë e lëshuar nga ministria e Mbrojtjes e vendit të NATO-s tha: “Ministria monitoroi situatën në ajër pranë kufirit shtetëror në kohë reale gjatë sulmeve të Rusisë mbrëmë mbi disa objekte dhe elementë të infrastrukturës civile të Ukrainës. Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme të pajustifikuara dhe të paligjshme”.

Shërbimi rumun i Radio Liberty, ndërkohë, raportoi se trafiku në dalje nga Isaccea, në anën rumune, ishte ridrejtuar në një pikë kontrolli në qytetin e Galatit.

Roja bregdetare e Rumanisë u citua të thoshte se kufiri i vendit “po i shërbente në mënyrë aktive automjeteve në pikën e hyrjes”.

“Dy tragete, të cilët sigurojnë kalimin nga një breg i Danubit në tjetrin, janë ankoruar në anën rumune,” shtohet deklarata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!