Sulmi në veri të Kosovës, shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në Banjskë

schedule12:34 - 26 Shtator, 2023

schedule 12:34 - 26 Shtator, 2023

Mediat në Kosovë raportojnë për forca të shtuara të policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në veri. Automjetet e tyre po qarkullojnë pranë udhëkryqit të Banjskës, disa në drejtim të manastirit ndërsa të tjera po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjës, sipas asaj që raporton KosovaPress.

Vërehet një numër më i madh i punonjësve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjatë rrugës Zveçan – Leposaviç – Jarinje. Po ashtu një helikopter i KFOR-it po vëzhgon situatën nga ajri në këtë zonë. Në zonën rreth manastirit, policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.

Situata aktualisht është e qetë. Kujtojmë që nga sulmi i dy ditëve më parë mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagos një tjetër. Efektivi Afrim Bunjaku u shpall Hero i Kosovës ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme pas një ceremonie shtetërore, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!