Një prej të dyshuarëve në kërkim për grabitjen e një shume prej 300 mijë paund në shtëpinë e yllit anglez të Chelsea, Raheem Sterling është në arrati në Shqipëri.
Të dhënat tregojnë se Henri Osmani, 44 vjeç, ka hyrë në Shqipëri më datë 18 korrik. Policia shqiptare, shkruan “The Sun”, kanë bashkuar forcat me policinë angleze për të gjetur personin në fjalë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë për “The Sun”: “Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend ku mund të fshihesh”.
Grabitësit e tjerë shqiptarë, Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja 22 vjeç, janë në arrati, por jo në Shqipëri.
Grupi i grabitësve shqiptarë është i lidhur me 33 vjedhje në Surrey, Essex, Kent dhe Herts. Grabitja e banesës së sulmuesit anglez ndodhi në periudhën kur ai ishte i përfshirë në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e tij të Anglisë./h.ll/abcnews.al