Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha sot se dy nga ushtarët e saj u vranë dhe një u plagos pasi kamioni i tyre kaloi mbi një minë të dielën, raporton Reuters.
Ministria nuk ka specifikuar se ku ka ndodhur ngjarja.
Rikujtojmë se Azerbajxhani filloi një operacion anti-terrorist në Nagorno-Karabakh, banorët e të cilëve janë kryesisht me origjinë armene. Numri i të vrarëve ka shkuar në 100 dhe 200 të plagosur që nga fillimi i operacionit, ndërsa mijëra armenë janë larguar nga frika e pastrimit etnik.
Rajoni ka qenë në qendër të dy luftërave, e fundit në vitin 2020, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.
/abcnews.al