Polonia akuzon Scholz: Po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare

schedule10:49 - 25 Shtator, 2023

schedule 10:49 - 25 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau akuzoi kancelarin gjerman Olaf Scholz se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare në Poloni. Zgjedhjet do të mbahen muajin e ardhshëm.

Akuza erdhi pasi Scholz shprehu shqetësimin se Varshava dyshohet se po toleronte një skemë të paligjshme të vizave për migrantët jashtë BE-së.

Deklarata e fundit e kancelarit gjerman Olaf Scholz cenon parimet e barazisë sovrane të vendeve, që është një nga themelet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit miqësor me Poloninë”, ka shkruar Rau në rrjetin social “X”.

Ai theksoi se punët e brendshme të Polonisë janë jashtë kompetencës së kancelarit gjerman.

Rau i bëri gjithashtu thirrje Scholz të respektojë sovranitetin e Polonisë dhe të përmbahet nga deklaratat që dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Scholz më parë kërkoi një “shpjegim” nga Varshava në lidhje me pretendimet se qeveria polake toleronte një skemë të paligjshme të vizave që përfshin emigrantë nga vendet jo anëtare të BE-së.

Ai u shpreh pro zbatimit të masave shtesë në kufirin me Poloninë dhe Ministria e Brendshme gjermane ftoi ambasadorin polak në Berlin për një diskutim për këtë çështje.

/abcnews.al