“Gati të vdesim për Conten, vrapojmë pafund prej karikimit që na jep”

schedule12:29 - 5 Tetor, 2019

schedule 12:29 - 5 Tetor, 2019

Antonio Conte i ka bërë të gjithë për vete në kampin interist. I fundit që i bashkohet korit të elozheve për trajnerin e ri është edhe Nicolo Barella. Mesfushori 22-vjeçar është gati të japë gjithçka dhe të sakrifikojë për Conten.

Conte ka një qëndrim ndryshe në krahasim me trajnerët e tjerë. Ai gjithmonë të thotë diçka të re që nuk e ke dëgjuar më parë. Jam gati të vdes për të dhe kështu mendojnë edhe lojtarët e tjerë. Kjo është ajo që bën diferencën.

Nicolo Barella

E keni parë se si vrapojnë ekipet e Contes? Nuk ka të bëjë me përgatitjet e forta atletike, ka lidhje me atë që na ngulit në kokat tona”, përfundon lojtari i talentuar italian për Gazzetta dello Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!