Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një qen ka rënë në lumë dhe është shpëtuar nga krokodilët. Qeni u hodh në lumë për ti shpëtuar qenve të egër që po e ndiqnin, por në fakt u shpëtua nga 3 krokodilë të cilët e ndihmuan në vend që ta gllabëronin.
Sipas mediave, këta krokodilë e shtynë deri në breg ku mund të ngjitej dhe më në fund shpëtoi.
Sipas studiuesve, shpëtimi i qenit mund të jetë një shenjë e “inteligjencës emocionale” nga krokodilët, që një specie mund të përjetojë ndjenjat e një tjetri në vend të sjelljes altruiste.
/abcnews.al