Policia turke ka arrestuar 10 persona në Stamboll dhe Izmir në lidhje me masakrën e pak ditëve më parë në Lutsa të Greqisë, ku u vranë gjashtë turq. Dhjetë turqit u arrestuan me dyshimin se anëtarët e organizatës kriminale të Boyun, po përgatiteshin të kryenin hakmarrje pas vrasjes së 6 burrave në Artemisa më 11 shtator.
Sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga Drejtoria e Sigurisë së Stambollit, u konstatua se anëtarë të organizatës po përgatisnin sulme në Stamboll. Pas kësaj, një operacion u krye më 19 shtator në adresa specifike në Stamboll dhe Izmir. Gjatë operacionit janë arrestuar 10 të dyshuar të cilët janë dërguar në paraburgim.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 4 pistoleta pa leje, 85 gëzhoja, 6 gramë lëndë narkotike, afërsisht 430 mijë lira turke. Mësohet se ndaj të dyshuarve të arrestuar janë duke vazhduar procedurat hetimore.