Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të heqë të drejtën e vetos së Rusisë

schedule21:25 - 20 Shtator, 2023

schedule 21:25 - 20 Shtator, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se ushtarët ukrainas po bëjnë në fushën e betejës në kurriz të gjakut të tyre, atë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të bëjë me votën e tij.

“Ata po ndalojnë agresionin dhe po mbështesin parimet e Kartës së OKB-së,” tha ai gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që po drejtohet nga Shqipëria.

Ai bëri thirrje gjithashtu që të hiqet e drejta e vetos së Rusisë, duke thënë se “ky do të jetë hapi i parë i nevojshëm”. “Është e pamundur të ndalet lufta sepse të gjitha përpjekjet janë vënë në veton nga agresori”.

Ndërsa aleatët kanë vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës, presidenti ukrainas bëri thirrje për aplikimin e sanksioneve parandaluese ndaj vendeve që përfshihen në konflikte.

“Kushdo që dëshiron të fillojë një luftë duhet të shohë përpara gabimit të tyre fatal se çfarë saktësisht do të humbasin kur të fillojë lufta”, tha Zelensky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!