Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pompeo mbërrin në Maqedoninë e Veriut

schedule15:27 - 4 Tetor, 2019

schedule 15:27 - 4 Tetor, 2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Aeroportin e Ohrit, avioni i tij është ulur në pistë 30 minuta nga sa parashikohej në protokoll. Pompeo u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov; menjëherë më pas ata u drejtuan drejt vilës presidenciale Biljana në Ohër ku e pret presidenti i vendit Stevo Pendarovski për një bashkëbisedim kokë më kokë.

Prej aty vizita do të vazhdojë në një kishë në Ohër dhe me pas takimi me kryeministrin e vendit Zoran Zaev në një hotel në qytetin e Ohrit. Rreth orës 15.45 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit Zaev. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!