Pavarësisht se patën një krizë rezultatesh, “zikaltërit” e Inter arritën ta mbyllnin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e shkuar, duke fituar Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe duket arritur finalen e madhe të UEFA Champions League.
Mirëpo, duket se këtë sezon “zikaltërit” janë fuqizuar edhe më shumë e i këtij mendimi është dhe ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti, i cili në një intervistë për mediat italiane është shprehur se skuadra është përmiërsuar pas një merkatoje të zgjuar të drejtuesve të klubit.
“Ky Inter është pa dyshim më i fortë se ai i sezonit të kaluar, sidomos mendërisht. Blerjet e reja, duke nisur nga Thuram e Frattesi e deri tek Carlos Augusto e kanë dhënë efektin e tyre.
Lautaro? Është duke u rritur shumë, po fiton eksperiencë, të shtunën bëri një performancë të mirë. Po shënon shumë dhe është altruist, do të mbahet mend si një sulmues i madh i këtij klubi”,- u shpreh ish-presidenti, i cili solli “tripletën” në “Meazza”. /i.m /abcnews.al