Presidenti i SHB-ve Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme tha se sovraniteti dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të kartës së OKB-së.
Megjithatë për të dytin vit radhazi këto qëllime, po errësohet nga hija e luftës, e cila u soll nga Rusia pa provokim, sipas tij.
Ai gjithashtu bëri të qartë edhe njëherë së do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ndërsa mbron sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të shkatërrojë Ukrainën. Por unë ju pyes këtë: nëse braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të humbi sovranitetin e saj, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi? Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial – dhe lirinë e tyre,” tha Biden. /abcnews.al