Horror në Francë/ Babai akuzohet për vrasjen e djalit të tij, kishte futur trupin në frigorifer

schedule14:25 - 19 Shtator, 2023

schedule 14:25 - 19 Shtator, 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një  djalë 7-vjeçar i quajtur Imran u gjet i vdekur në një apartament në Perpignan të enjten e kaluar. Babai i tij dyshohet se e vendosi trupin e tij në frigorifer.

Kur u arrestua ai kishte një kabllo në qafë dhe duart e tij të lidhura. Dy fëmijë të tjerë të familjes janë shtruar të plagosur në spital, ndërsa autoritetet franceze po përpiqen të zbardhin ngjarjen tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, policia u njoftua të enjten vonë pasdite nga shërbimet funerale që kishte marrë një telefonatë nga një burrë që i kishte njoftuar për vdekjen e djalit të tij.

Shërbimet shprehën dyshimet për vërtetësinë e certifikatës së vdekjes që burri u dërgoi, pasi mjeku në dokument i informoi se nuk e kishte plotësuar kurrë.

Në telefon, babai pyeti për organizimin e funeralit dhe tregoi adresën e tij, rue Émile-Roudayre, duke specifikuar se e kishte futur trupin e fëmijës në frigorifer për ta ruajtur.

Sapo janë njoftuar, policia ka dërguar në vendngjarje dy ekipe.

Me të dalë në vendngjarje, policisë iu desh të thyente derën e banesës dhe zbuloi një burrë me duar të lidhura dhe një kabllo në qafë. Më pas ata gjetën fëmijën e vdekur në banjë, me trupin e tij të pajetë dhe të ngrirë me shenja dhune.

Babai i vogëlushit është arrestuar nga policia. Sipas L’Indépendant, ai ishte tashmë i njohur për policinë për akte të dhunës në familje. Fëmija jetonte me të atin dhe dy motrat më të vogla në këtë apartament që ndodhet në katin e katërt të një rezidence.

Fqinjët folën për një familje diskrete, ndërsa thanë se fëmijët nuk shkonin shpesh në shkollë. Sipas informacioneve, dy vajzat dy dhe tre vjeç janë dërguar në spital nga daja i tyre, në gjendje alarmante.

Ato ishin gjithashtu viktima të dhunës dhe kishin lëndime në fytyrë. Njëra ishte pa ndjenja në momentin e shtrimit të saj në spital.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!