“Merr paratë dhe vrapo”, artisti danez fitoi 71.6 mijë euro nga muzeu dhe u dorëzoi piktura bosh

schedule21:01 - 18 Shtator, 2023

schedule 21:01 - 18 Shtator, 2023

Një artist danez është urdhëruar të kthejë pothuajse 500,000 krona (67,000 euro) në muzeun Kunsten në Aalborg pasi ai u dorëzoi atyre dy piktura bosh si pjesë e një projekti që ai e quajti “Merr paratë dhe vrapo”.

Muzeu Kunsten synonte që artisti Jens Hanning t’i inkorporonte ato kartëmonedha në dy veprat e tij në vitin 2021, shkruan BBC.

Në vend të kësaj, ai dorëzoi dy kanavacë krejtësisht bosh dhe deklaroi: “Vepra ime është se ua mora paratë“.

Gjykata tani e ka urdhëruar që t’i kthejë paratë, megjithëse mund t’i mbajë disa për shpenzimet e veta.

Drejtori i muzeut Lasse Anderson zbuloi se ai qeshi me zë të lartë kur pa për herë të parë dy kanavacat bosh në vitin 2021 dhe vendosi t’i shfaqte veprat gjithsesi.

“Kjo e emocionoi stafin tim kuratorial dhe më bëri pak nervoz, por gjithashtu qesha sepse ishte vërtet qesharake,” tha Anderson për BBC në 2021./abcnews.al