Ministri ukrainas premton më shumë dronë për sulme ndaj anijeve luftarake ruse

schedule22:41 - 16 Shtator, 2023

schedule 22:41 - 16 Shtator, 2023

“Ukraina do të jetë në gjendje të kryejë më shumë sulme me dronë ndaj anijeve luftarake ruse”.

Kështu u shpreh ministri i Transformimit Dixhital Mykhailo Fedorov, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e industrisë së dronëve të vendit, pas një serie të fundit bastisjesh detare, shkruan Reuters.

“Do të ketë më shumë dronë, më shumë sulme dhe më pak anije ruse. Kjo është e sigurt,” tha Fedorov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sulmet e fundit pranë Krimesë.

Këtë javë, Ukraina ka kryer disa sulme duke përdorur drone dhe raketa detare në flotën detare ruse të Detit të Zi në dhe rreth gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Ukraina nga Rusia në 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!