Prokurori i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë Jack Smith i ka kërkuar një gjykatesi në Washington qe të vendos kufizime mbi ish-presidentin Donald Trump.
E gjitha kjo lidhet me komentet qe Trump po bën mbi akuzat që rëndojne mbi të sa i përket komplotit dhe tentativave për të përmbysur rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Jack Smith i kerkoi gjyqtares Tanya Chutkan që të marrë këtë vendim për të ndaluar ish presidentin që të komentojë mbi procesin gjyqësor, pasi sipas tij deklaatat e Trump mund të nxisin trazira apo edhe kërcenime ndaj jurisë që do të gjykojë këtë çështje.
Synimi kryesor është mbrojtja e identitetit të dëshmitarëve të ndryshëm. Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social mbi këtë kërkesë duke thënë se po bën një fushatë kundër tij.
Trump vijoi statusin e tij duke shkruar se ata tani po përpiqen ti heqin edhe të drejtën e fjalës.
Nese gjykata miraton kërkesën që Trump të mos komentojë më publikisht procesin e tij gjyqësor e gjithë kjo të sillte një kufizim të vendosur në të drejtën që siguron amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane për lirinë e fjalës.
/abcnews.al