Një politikane franceze akuzohet se ka “mashtruar” votuesit e saj se ka bërë fotoshop të tepërt në posterin e fushatës. Në veçanti, një poster që u bën thirrje votuesve të mbështesin kandidaten Juliette de Causans të partisë Europe Écologie Égalité, përshkruan një grua që duket të jetë rreth të 20-ave.
Por, votuesit u ankuan se ishin mashtruar pasi rezultoi se fotografia e përdorur në poster ishte modifikuar shumë për të përmirësuar pamjen e kandidates. Një foto para photoshop-it tregon kandidaten më të mbushur. Në fakt, dy femrat duken krejtësisht të ndryshme kur krahasohen krah për krah.
Politikania pranoi se i përmirësoi fotot dhe mohoi se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj, sipas Telegraph. Kandidatja argumentoi gjithashtu se ishte e drejta e saj të kishte një “foto të bukur”.
/abcnews.al