Ditën e sotme janë njerrë në shitje biletat për sfidën e 12 tetorit mes Shqipërisë dhe Çekisë, sfidë e cila do të luhet në “Air Albania”.
Interesimi i lartë për të qenë prezent në folenë e shqiponjave, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për kombëtaren tonë sepse mund të jetë tepër vendimtare për kualifikimin në Euro 2024, ka bërë që faqja e Federatës të bllokohet.
Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, faqja e Federatës ka rënë. Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë pritur që faqja të rregullohet./h.ll/abcnews.al