Autobusi me emigrantë përplaset me kamionin në Itali, dy të vdekur dhe 25 të plagosur

schedule08:10 - 15 Shtator, 2023

schedule 08:10 - 15 Shtator, 2023

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të së premtes në periferi të Romës, ku një autobus është përplasur me një kamion. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi në autostradën A1 pranë Fianos dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy drejtuesit e mjeteve, të dy me kombësi italiane.

Të plagosur kanë mbetur 25 të tjerë. Disa prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalet më të afërta dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Autobusi po transportonte disa emigrante që zbarkuan në Lampedusa ditët e fundit nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte.

Përplasja me kamionin ka qenë kokë më kokë për arsye që ende nuk janë përcaktuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit./abcnews.al