Autoritetet ukrainase urdhëruan sot evakuimin e detyrueshëm të civilëve nga rajoni Kherson në jug të Ukrainës, i cili kontrollohet pjesërisht nga forcat ruse dhe shpesh vihet nën granatime.
“Këshilli Rajonal i Mbrojtjes i Khersonit ka vendosur për evakuimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga komunitetet që janë vazhdimisht nën zjarrin e armikut”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin në një postim në Telegram.