Koreja e Jugut ka shprehur “shqetësim dhe keqardhje të thellë” për takimin mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Vladimir Putin të mërkurën në Moskë.
Lim Soo-suk, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, tha: “Ne shprehim shqetësimin dhe keqardhjen tonë të thellë që pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, Koreja e Veriut dhe Rusia diskutuan çështjet e bashkëpunimit ushtarak, përfshirë zhvillimin e satelitit, gjatë samitit të tyre.
“Çdo bashkëpunim shkencor dhe teknologjik që kontribuon në zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave, duke përfshirë sistemet satelitore që përfshijnë teknologji të raketave balistike, bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”
Lim shtoi se Moska duhet të dijë se do të ketë “ndikime shumë negative” në marrëdhëniet e saj me Seulin nëse ruan bashkëpunimin ushtarak me Phenianin./abcnews.al