Endrick dhe transferimi i tij te Real Madrid: Më intereson familja dhe jo paratë, klubet e natës i urrej

schedule10:26 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:26 - 14 Shtator, 2023

Edrick, një sulmues brazilian 17-vjeçari i nënshkruar nga Real Madrid kur ishte ende vetëm 16 vjeç, dhe i cili do t’i bashkohet “Los Blancos” në 2024 kur të plotësojë moshën, është plotësisht i fokusuar në futboll dhe kalimi në Europë.

“Të them të drejtën, i urrej klubet e natës, i urrej festat, preferoj të dal në restorante me familjen time. Nuk më pëlqen as të di se sa para fitoj, sa do të fitoj apo vitet e kontratës. Unë thjesht dua të luaj futboll”, tha sulmuesi brazilian i cili aktualisht luan për Palmeiras.

“Falë zotit, jam rritur profesionalisht që në moshë të re dhe kam mundur të shoh shumë gjëra. Isha në gjendje të shihja lojtarët që bënin gabime. Duhet të mësosh nga njerëzit e tjerë dhe më pas të mos bësh të njëjtat gabime.”

Ai gjithashut përmendi se tashmë ka folur me bashkatdhetarët e tij Vinicius Jr dhe Rodrygo për atë që e pret në Real Madrid.

“Kur ata erdhën me pushime në Brazil ne mundëm të bisedonim, Vini më shpjegoi se si janë gjërat atje. Kur ata më thonë se si është Real Madrid, e imagjinoj veten tashmë atje. Mundohem të mos mendoj shumë që të mos stresohem”, është shprehur sulmuesi i talentuar brazilian i Real Madrid, i cili do t’i bashkohet spanjollëve vitin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!