Pierre-Emerick Aubameyang është ngacmuar së fundmi nga Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Sulmuesi nga Gaboni luajti 4 sezone me verdhezinjtë, duke shënuar 15 gola në Champions League. Janarin e vitit 2018 zgjodhi të largohej dhe firmosi me Arsenalin, që pagoi 56 milionë sterlina në arkat e gjermanëve. Me londinezët nuk ka luajtur asnjë takim në Champions.
Për Suddeustche Zeitung, drejtuesi i klubit gjerman është shprehur: “Aubameyang po bën paraqitje të mira me Arsenalin. Jam i lumtur kur shoh llogarinë e tij bankare, por të martat dhe të mërkurat i kalon përpara televizorit duke parë Champions League. Kjo gjë sigurisht që e bën të ndjehet keq”.
Tanimë ka ardhur edhe përgjigja e sulmuesit të Arsenalit, që në llogarinë e tij në Twitter shkruan: “Më mirë për ty që të mos flas për arsyen e vërtetë pse ika nga Dortmundi, zoti Watzke, një kloun i vërtetë. E kujtoj kur thatë që kurrë nuk do ta shesim Ousmane (Dembele). Më pas ju patë më shumë se 100 milionë euro dhe ishit të parët që morët ato para. Mos flisni për para, ju lutem. Më lini të qetë”. /abcnews.al
Better for you I never talk about why I really left Dortmund Mr Watzke you such a clown ? I remember that time you said we never gonna sell Ousmane then you saw more than 100M you were the first to take that money ????don’t talk about money please!!! Leave me alone pls ??
— Aubameyang P-E (@Aubameyang7) October 3, 2019