“Pancerat” në kërkim të një trajneri, përveç Nagelsmann kërkohet dhe “strategu” holandez

schedule19:36 - 13 Shtator, 2023

schedule 19:36 - 13 Shtator, 2023

Pavarësisht se arriti të drejtonte “pancerat” drejt një fitore magjike ndaj Francës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, mbrëmjen e së martës, që sapo lamë, pas “legjenda” e sulmit gjerman, Rubi Voller, nuk do të jetë trajner i Gjermanisë në Kampionatitn Evropian të futbollit, Euro 2024.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “legjenda” e Bundesliga-s do të rikthehet në postin e drejtorit sportiv të Kombëtares, ndërsa për postin e teknikut, Federata Gjermane e Futbollit është duke menduar për 2 emra.

Në listë janë dy ish-teknik të Bayern Munich, i riu Julian Ngalesmann, i cili është ende nën kontratë me “bavarezët”, si dhe 72-vjeçari holandez, Louis van Gaal, me këtë të fundit, që është i gatshëm të vërë në dispozicion eksperiencën e tij, për të ringritur “pancerat” në majën e futbollit evropian. /i.m /abcnews.al