Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, bisedimet midis Kim Jong Un dhe Presidentit Vladimir Putin kanë përfunduar dhe lideri i Koresë së Veriut ka hipur në trenin e tij privat të blinduar në udhëtimin e gjatë të kthimit në Phenian.
Kreu i Kremlinit e mirëpriti Kim-in në hyrje të portit hapësinor të ndërtuar në 2016, teksa shprehu mirënjohjen që lideri kreano verior ishte i gatshëm ta vizitonte. Të dy udhëheqësit inspektuan kozmodromin.
Kreu i kremlinit deklaroi se të dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Megjithatë takimi i tyre në portin hapësinor duket se nuk ka qenë i rastësishëm. Kjo pasi Rusia pritet të ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë, ndihmë kjo e domosdoshme për phenianin pasi ka dështuar dy herë këtë vit për të lëshuar raketën e saj .
Vizita e udhëheqësit e Koresë së Veriut ka tërhequr vëmendjen e fuqive perëndimore, me Uashingtonin që ka paralajmëruar masa ndëshkuese.
/abcnews.al