Një 40 vjeçar britanik është personi i parë i shtruar në spital me probleme të shëndetit mendor, për shkak të Brexit. Mjekëve ai u thotë se i vjen turp që është britanik.
Për herë të parë, një person në Mbretërinë e Bashkuar është diagnostikuar me shqetësime të shëndetit mendor për shkak të Brexit. Identiteti i pacientit nuk është bërë publik, por dihet që është 40 vjeç dhe është shtruar në spital tre javë pas votimit për daljen e vendit nga Bashkimi Europian.
Gjatë qëndrimit në spital ai është përpjekur të gërmojë në dysheme me duar për të dalë nga ai vend.
Pacienti i cili vjen nga një familje multikulturale më pas është shtruar në një spital psikiatrik. Ai u shpreh se i vinte turp që ishte britanik dhe se votimi reflektonte një opinioni i cili nuk i përkiste. Pacienti shprehej gjithnjë e më i shqetësuar për shkak të dhunës raciale, pagjumësia e tij u rëndua, dhe në fund besonte se po spiunohej dhe dikush po planifikonte për vrasjen e tij.
Autori i raportit, mjeku Mohamad Katshu u shpreh se ky ishte rasti i parë që një pacient shfaqte probleme të tilla psikike për shkak të Brexit. /ABC News Albania 24/7