Një bombardues rus i vijës së parë, Su-24 është rrëzuar në rajonin jugor të Volgogradit gjatë një fluturimi stërvitor, raporton agjencia e lajmeve TASS, duke cituar ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, avioni po fluturonte pa municion dhe u rrëzua në një zonë të shkretë.
Nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me aksidentin, por një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se nuk kishte viktima.
Helikopterët Mi-8 janë dërguar në vendngjarje./abcnews.al