Komisioneri i BE-së për bujqësinë kërkon zgjatjen e ndalimit të importit të grurit në Ukrainë

schedule21:40 - 12 Shtator, 2023

schedule 21:40 - 12 Shtator, 2023

Komisioneri i BE-së për bujqësinë ka thënë se ai beson se Komisioni Evropian duhet të zgjasë një ndalim të përkohshëm për importet e Ukrainës në pesë shtete fqinje të BE-së pasi masa ndihmoi në rritjen e eksporteve jashtë bllokut.

“Masat parandaluese ishin efektive, efikase dhe stabilizuan tregjet në pesë shtetet anëtare dhe gjithashtu ndihmuan në rritjen e eksporteve përmes Korsive të Solidaritetit”, tha komisioneri i Bujqësisë Janusz Wojciechowski në Parlamentin Evropian, shkruan Al Jazeera.

“Ky është argumenti kryesor për zgjatjen e masave parandaluese që është qëndrimi im i fortë”, shtoi ai.

Si rezultat, fermerët në shtetet fqinje – Polonia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Sllovakia – janë përballur me konkurrencë në rritje dhe pengesa në tregjet e tyre./abcnews.al