Interi u mund nga Barcelona, edhe pse shënoi i pari me Lautaro Martinez. Trajneri Antonio Conter është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por sigurisht që rezultati nuk e gëzon atë. Një penallti e padhënë për Interin ka bërë që të ketë polemika. Gjithsesi trajneri italiani nuk do alibi për humbjen.
“Nuk më pëlqyen shumë gjëra, ishte një ndjenjë që e përjetuam në pankinë nga fillimi. Nuk e di, por nuk më pëlqeu. Ai erdhi të më paralajmërojë, më tha që së shpejti do të largonte nga pankinë. Kërkova respekt, arbitrat kanë një fanellë të bukur me këtë mbishkrim. Ata duhet të kenë respekt për ata që vijnë në ‘Camp Nou’ dhe kërkojnë të fitojnë ndeshjen. Respekti duhet të jetë reciprok. Sidoqoftë ka hidhërim, pasi ai gjykoi finalen e fundit të Champions League. Nuk dua t’i jap alibi lojtarëve të mi, po flasim thjesht për atë çka ndjeva personalisht”, tha për Sky Sport Conte.
clear penalty and the refree didn’t bother himself to cheak the f***ing var.
The refree is not ready for a big game like this. He give a foul to Messi everytime he lose the ball.
Happy with the performance and hardluck Inter?? pic.twitter.com/KZaRjsl9A4
— Take it easy !! (@inter_osvaldo) October 2, 2019
Në konferencë për shtyp ai ka vijuar me analizën e tij: “Në pjesën e dytë kishte një situatë që ndryshoi lojën. Deri në minutën e 65-të iu përgjigjëm kundërshtarit. Do kishim një mundësi të mirë me penallti dhe nga aty u krijua shansi i golit të Barcelonës. Luanim në Camp Nou, vinim nga disa ndeshje radhazi… Na vjen keq, pasi për atë që kemi prodhuar merituam më shumë se Barcelona”.
“VAR? Të jetë e qartë: nuk po kërkoj alibi te arbitri. Por ekzistonte ndjenja e shqetësimit, pasi pashë disa situata. Ndoshta edhe kam gabuar. Ai është një arbitër i niveleve të larta, por kur vjen në Camp Nou, je në Camp Nou. Jam i kënaqur për paraqitjen e bërë. Nga një anë ke atë ndjenjën e kënaqësisë që kemi ardhur këtu dhe kemi treguar dëshirë për të mundur një ekip që synon të fitojë Champions League. Kur i mbani në lojë këto ekipe, ju mund të humbni dhe të merrni eksperiencë. Gota është gjysmë plot. Nuk mund të jemi të lumtur për humbjen, as unë, as djemtë”, tha mes të tjerash Conte. /abcnews.al