Një punëtore humbi jetën tragjikisht në mëngjes në kopshtin zoologjik të Salzburgut në Austri, pasi u sulmua nga një rinoceront, i cili plagosi rëndë edhe burrin e koleges së saj, kur ai u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonte gruan e tij.
33-vjeçarja fatkeqe besohet se ka qenë duke u përpjekur të spërkasë ilaç kundër insekteve kur u sulmua nga një rinoceront 1.3 ton në kopshtin zoologjik Helbrunn.
Policia e Salzburgut tha se gruaja ishte brenda dhomës së rinocerontit kur ajo u sulmua “për arsye ende të panjohura”.
I njëjti rinoceront sulmoi edhe bashkëshortin 34-vjeçar të punëtores dhe kolegen e saj, kur ai tentoi ta trembte. Ai u dërgua në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas mediave austriake.
Kopshti zoologjik njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur këtë të martë.
“Sulmi ka ndodhur në mëngjes, teksa kafshët po ushqeheshin dhe spërkateshin me mjete kundër insekteve. Nuk e dimë saktësisht se si ndodhi”, tha drejtoresha e kopshtit zoologjik Sabine Grebner në një konferencë shtypi, duke shtuar se viktima pësoi lëndime në gjoks nga sulmi me rinocerontë./abcnews.al