Të shtunën në orën 18:00 do të luhet derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit.
Pas suksesit ndaj Polonisë, Kristjan Asllani është fokusuar tashmë me Interin, te sfida e ardhshme kundër Milanit.
“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin.
Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe”, tha Asllani./h.ll/abcnews.al