Jemi në klimën e derbit të Milanos, pasi ditën e shtunë San Siro do të përjetojë ndeshjen më të bukur të Serie A dhe jo vetëm.
Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen momentalisht me pikë të plota pas tre javëve të para, ndërsa mediet italiane kanë raportuar se stadium “San Siro” është zyrtarisht “Sold Out”.
Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli kanë nisur nga puna për detajet e fundit sa i përket formacionit, ndërsa tifozët premtojnë një atmosferë elektrizuese.
Por, sa u përket biletave, ky nuk do të jetë një rekord sa u përket arkëtimeve.
Momentalisht është raportuar për një arkëtim rreth 6 milionë euro që do të shkojnë në arkat e Interit, që në këtë ndeshje është skuadra pritëse, ndërsa është larg shifrës së arkëtuar në derbin e luajtur në Champions League sezonin e kaluar./ h.ll/abcnews.al