Krizë te Tottenham, as statistikat nuk i favorizojnë “Gjelat”

schedule17:56 - 2 Tetor, 2019

schedule 17:56 - 2 Tetor, 2019

Tottenham u turpërua mbrëmë nga skuadra e Bayern Munchen, me rezultatin 2-7. Edhe pse në shtëpi, “Gjelat” nuk arritën të shmangin humbjen e turpshme dhe tashmë, janë në një situatë shumë kaotike. Përveç formës shumë të dobët që po kalojnë në kampionat, londinezët duket se janë në një moment shumë kritik edhe në Champions.

Pas dy ndeshjeve të para, të besuarit e Mauricio Pochetino janë ekipi që kanë pësuar më shumë gjuajtje në kuadrat, nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Në 180 minuta, Tottenham ka pësuar plot 15 gjuajtje në kuadrat, më shumë se kushdo tjetër. Lomotiva e Moskës ka pësuar 14, ndërsa Cverna Zvezda dhe Genk 13. Një statistika që ngrë shumë pikëpyetje për prapavijën e Spurs./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!