Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të rëndësishme në vitet e fundit.
Por ky duel do të nis me një minutë heshtje dhe këtë e ka vendosur shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.
UEFA ka vendosur që ndeshja të nis me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.
Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior të premten pasdite me magnitudë 7,2 të Rihterit.
Mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme./ h.ll/abcnews.al